Katër fëmijë ukrainas me kancer dërgohen për trajtim në SHBA
Katër fëmijë ukrainas të cilët janë të diagnostikuar me kancer dhe ju duhet trajtimi i nevojshëm të cilin tashmë e kanë pothuajse të pamundur në vendin e tyre, për shkak të luftës, ata janë dërguar në SHBA për të vazhduar trajtimin.
Njoftimi u bë i ditur nga Departamenti i Shtetit.
Fëmijët janë transportuat nga Polonia – aty ku SHBA i ka rilokalizuar diplomatët e saj nga Ukraina dhe për në aeroportin ndërkombëtar të Memphisit.
“Atje, pacientët do të jenë të sigurtë t’i kthehen terapisë që iu ndal shkaku i agresionit të Kremlinit. Ata do të trajtohen me kujdes të veçantë, për të cilin kanë nevojë”, thuhej tutje në njoftim.
Ndryshe, që nga fillimi i luftës në Ukrainë, më 24 shkurt, të paktën 117 fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 155 të tjerë janë plagosur në vend, raportoi Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës./21Media