Katër sulme ndaj Policisë së Kosovës brenda tri ditëve
Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka thënë se që nga data 13 prill janë bërë katër sulme ndaj Policisë së Kosovës.
Mehmeti ka thënë se nuk ka pasur të lënduar falë fleksibilitetit të Policisë së Kosovës.
“Prej datës 13 i kishim katër sulme ndaj Policisë së Kosovës në mënyrë të sinkronizuar. Kjo na bënë me dije se kemi të bëjmë me një grup të organizuar që ka qëllim të pengojë Policinë e Kosovës. Në sulmin e parë janë vendosur mbi 40 iriq në formë metalike për të penguar patrollat policore. Në sulmin e dytë policët janë sulmuar me gurë, sulmi i tretë ka ndodhur mbrëmë ku 30 fishekë ndaj policisë, ndërsa sot janë sulmuar policët me granatë dhe Ak 47”, ka deklaruar ai në një konferencë për media./21Media