Katër të këqijat që ju shkakton përdorimi i telefonit para gjumit

2 min read

Kur të shkoni për të fjetur është e vështirë të lini telefonin tuaj në një dhomë tjetër dhe të shkëputeni, qoftë edhe për disa orë. Por, përdorimi i telefonit para se të flini mund të ndikojë në shëndetin tuaj më shumë se sa mendoni.

Mund t’ju lëndojë sytë

Çfarë mund të ndodhë nëse e përdorni telefonin menjëherë para gjumit

Kur sforcoheni gjatë përdorimit të telefonit inteligjent, kjo mund të çojë në lodhje të syve, të njohur edhe si sytë e lodhur. Për  të mbrojtur sytë tuaj, provoni të ulni ndriçimin e ekranit dhe shmangni përdorimin e telefonit për një kohë të gjatë.

Mund t’ju shqetësojë

Çfarë mund të ndodhë nëse e përdorni telefonin menjëherë para gjumit

Kur shkoni në shtrat në fund të një dite të gjatë, mund të keni dëshirë të kaloni pak më shumë kohë duke kontrolluar mesazhet tuaja ose duke lexuar lajmet. Por, ky zakon nuk është aq i padëmshëm sa mund të duket dhe përdorimi i telefonit afër kohës së gjumit mund t’ju pengojë të bëni një gjumë të mirë. Drita blu nga smartphone juaj jo vetëm që ndikon në shikimin tuaj, por gjithashtu mund të shqetësojë ciklin tuaj gjumë-zgjim, gjë që nga ana tjetër mund të shkaktojë më shumë komplikime shëndetësore, shkruan Bright Side, përcjell rtv21.tv

Mund të çojë në dhimbje të qafës

Çfarë mund të ndodhë nëse e përdorni telefonin menjëherë para gjumit

Nëse jeni njohur me ndjesinë e bezdisshme të dhimbjes së qafës, atëherë përdorimi i telefonit në shtrat mund ta përkeqësojë gjendjen ekzistuese. Kur e anon kokën përpara për të parë ekranin, në disa vende një tendosje në muskujt e qafës, mund të shkaktojë dhimbje. Nëse nuk mund ta imagjinoni të shkoni në shtrat pa kontrolluar telefonin, provoni ta mbani atë në nivelin e syve për të shmangur tendosjen e muskujve.

Mund të bëjë që lëkura juaj të plaket më shpejt

Çfarë mund të ndodhë nëse e përdorni telefonin menjëherë para gjumit

Ju mund të shpenzoni shumë para për kujdesin e shtrenjtë të lëkurës, por diçka aq e thjeshtë sa përdorimi i telefonit në shtrat mund të sabotojë të gjitha përpjekjet tuaja. Kur shikoni nga poshtë telefonin tuaj, kjo ju bën të krijoni linja dhe rrudha në qafë, të cilat nga ana tjetër mund t’ju bëjnë të dukeni të plakur para kohe./21Media