Katër vjet e gjysmë burgim për vrasje në tentativë në Gjakovë

Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar me katër vjet e gjysmë burgim të pandehurin D.K., shtetas kosovar, nën akuzat për vrasje në tentativë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
I pandehuri akuzohet se më datën 9 mars 2022, rreth orës 18:40 në Gjakovë, me dashje ka tentuar të privojë nga jeta B.M., si shkak i xhelozisë për lidhjen e dashurisë në mes të gruas së tij me të dëmtuarin.
I pandehuri paraprakisht përgatitet për ta kryer veprën duke siguruar armën automatike ASH-78, pastaj ka shkuar dhe e ka pritur të dëmtuarin në afërsi të kompanisë së tij, dhe më të vërejtur të dëmtuarin që ka dalë nga zyra e tij, ka gjuajtur shtatë herë në drejtim të tij, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara i dëmtuari është rrëzzuar në tokë. Fillimisht është dërguar në spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë, e më pas për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore i njëjti është dërguar në QKUK në Prishtinë.
I pandehuri e ka pranuar fajësinë.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Back to top button