KEDS-i apo Qeveria të kompensojnë dëmet që po u shkaktohen bizneseve

Oda kërkon gjithashtu që bizneseve të ju hiqet maxigrafi si një ngarkesë shumë e rëndë

Oda e Afarizmit të Kosovës ka reaguar ashpër lidhur me ndërprerjet e pa paralajmëruara dhe të shumta të energjisë elektrike që janë duke ndodhur në Kosovë dhe humbjet dhjetëra milionëshe që po u shkaktohen bizneseve nga jostabiliteti me furnizim elektrik, duke kërkuar nga KEDS-i dhe nga Qeveria që të marrin masa në parandalimin e tyre.

Oda e Afarizmit të Kosovës ka kërkuar nga KEDS-i apo Qeveria që për të gjitha dëmet që është duke u shkaktuar bizneseve energjia elektrike të kompensohen.

“OAK kërkon gjithashtu që bizneseve të ju hiqet maxigrafi si një ngarkesë shumë e rëndë, sidomos tani që për çdo ndërprerje tarifa shkon duke u shumëfishuar. Vetëm gjatë javës së kaluar ka pas raste që brenda një dite të vetme pune të ndërprehet katër herë energjia elektrike, dhe e tërë kjo pa asnjë paralajmërim të bërë nga ana e KEDS-it. Duke pas parasysh, që kompani të tilla serioze, me investime që kalojnë miliona euro dhe që gjithashtu punësojnë një numër të madh të punëtorëve janë të nevojshme për vendin tonë, Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon që sa më shpejt të ofrohet një zgjidhje për këtë problem. Furnizimi jo i rregullt me energji elektrike, çmimi i lartë, tarifa jostabile, ndërprerja e paparalajmëruar dhe mos shfrytëzimi potencial i duhur i energjisë janë vetëm disa nga pengesat në zhvillimin e bizneseve në Kosovë”, bëhet e ditur në komunikatën e odës.

Sipas OAK, probleme të tilla bazike po ndikojnë negativisht në zhvillimin e vendit, rritjen e punësimit dhe po e pamundësojnë ardhjen edhe largimin e pak investitorëve të huaj që janë në Kosovë.

Back to top button