Kaloni te përmbajtja kryesore

Sot mot me diell dhe vranësira

Gjatës ditës së sotme do të ketë mot kryesisht me diell, por edhe me vranësira që do të fillojnë nga gjysma e ditës.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës në orët e pasditës mund të ketë reshje shiu.

“Situatë pothuaj e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë edhe gjatë dy diteve të vikendit. Në pjesën e parë të ditës mot kryesisht me diell por që vranësirat konvektive do të fillojnë nga gjysma e ditës, ku më pas, në orët e pasditës do të jenë në zhvillim, për të krijuar kushte pë reshje shiu. Në zona të kufizuara rrezikohet të ketë edhe stuhi lokale me breshër. Temperaturat mbesin konstante me ditët e fundit. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit dhe verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button