Kërkesat për zgjedhje të reja, Atiq: Nuk jemi duke menduar në atë aspekt

Kryetari i ri i Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, në një intervistë për RTV21, ka thënë se komuna po funksionon pothuajse me ritmin e njëjtë si para zgjedhjeve.
“Qytetarët po vijnë këtu me i kry shërbimet e tyre komunale për pak kohë po presim me i përmbush disa hapësira disa pozicione të lira që kanë mbet prej kohës së dorëheqjes që ka qenë më herët…”, ka thënë Atiq.
Sa i përket kërkesave për zgjedhje të reja, Atiq ka thënë se nuk janë duke menduar në atë aspekt.
“Nuk jemi duke menduar në atë dimension”, u përgjigj Atiq për gatishmërinë e tij për dorëheqje.
Ai ka thënë se janë të koncentruar në shërbime dhe se kanë shumë punë që i presin.
Atiq tutje ka shtuar se kanë bërë kërkësen për antarësim në Asociacionin e Komunave të Kosovës për çka kanë marrë përgjigje pozitive.
”Jemi në proces të përfundimit të procedruave që sa më shpejt të antarësohemi njëjtë sikur komunat tjera të Kosovës”, tha Atiq./21Media