Kërkoheshin për 4 vepra penale, u arrestuan një burrë e një grua

 

Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë sot ka informuar se ka arrestuar dy persona që kanë qenë në kërkim.

Të arrestuarit janë: Mark (Bardhec) Coli, i cili nga data 11.10. 2019 është kërkuar për veprat penale “Vjedhje e rëndë”, “Mashtrim” dhe “Kanosje” dhe Afërdita (Zef) Colaj, e cila që nga muaji prill i këtij viti kërkohej për vepren penale “Mashtrim”.

Siç ka informuar policia, të dyshuarit dërgohen në vuajtje të dënimit.

“Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore. Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës po e ndihmojnё qytetarët, falënderojmë të gjithë për besimin dhe rritjen e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit.”, ka bërë të ditur policia./21Media

Back to top button