Gërxhaliu: Kërkesat e odave janë reale

Gërxhaliu: Kërkesat e odave janë reale

Komuniteti i bizneset dhe odat ekonomike po kërkojnë nga qeveria në detyrë alokimin e së paku 300 milionë eurove për fazën emergjente të mbështetjes së sektorit privat, pas situatës së krijuar nga përhapja e koronavirusit. Përveç kësaj, njohës të ekonomisë po kërkojnë nga qeveria t’i ulin pagat për punonjësit e sektorit publik, duke mbështetur kështu edhe punonjësit e sektorit privat, që nuk janë aktiv rreth 80 për qind e tyre që prej shfaqjes së Covid-19.

Po ashtu edhe Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, po kërkon ulje të pagave për 50% për periudhë për dy muaj për punëtorët e sektorit publik dhe barazimi i tyre me punëtorët e sektorit privat, pasi që të parët janë në pushim të detyrueshëm e të dytët po punojnë.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës dhe të Ministrisë së Financave nuk janë përgjigjur pyetjeve të kp lidhur me këto kërkesa të sektorit privat.

Mirëpo, sipas kryetarit të OEK, Berat Rukiqi, Ministria e Financave do të propozojë 41 milionë euro për paga, 12 milionë euro për qiratë për dy muaj dhe 20 milionë për likuiditet të kompanive. Por, sipas Rukiqit, ky fond është për fazën emergjente dhe do të insistojnë që të alokohen edhe mjete shtesë.

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu tha se kërkesat e komunitetit të biznesit për një fond emergjent prej 300 milionë euro janë reale për të mbështetur sektorin privat.Krahas saj, ai deklaroi se fondi emergjent për të mbështetur sektorin privat të paktën të jetë për dy ose tre muaj për një pagë 80% nga paga e fundit e evidentuar në ATK. Sipas Gërxhaliut, nëse nuk ka ndonjë mbështetje me fond emergjent për sektorin privat, do të bie konsumi në Kosovë, do të humben vende të reja të punës dhe do të ndërpritet zhvillimi ekonomik.

Kurse, qeveritë e vendeve të rajonit, si në Shqipëri dhe Maqedoni kanë marrë masa për mbështetjen të bizneseve dhe kanë ulur pagat për disa sektor publik.

Kreu i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ndër të tjera ka shkruar se është situatë e rënduar e pa qartë dhe e pa barabartë me të tjerët në ketë kohë për punëtor ë e sektorit privat.

Ndërsa, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dje pati shkruar se bizneset kanë rënë për toke, dhe plan të mirë ende jo.“Që nesër fillojmë planifikimin për intervenimin ekonomik në Prishtinë. Jam i gatshëm të punojë me gjithsecilin pa marr parasysh përkatësinë politike. Jam i gatshëm të kontribuojmë në çfarëdo beteje të nivelit qendror me pandeminë”, ka shkruar Ahmeti gjatë ditës së djeshme.