Këshilltarja lokale e BE-së ia kërkon dorëheqjen Borrellit për situatën në Kosovë

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, e ka kritikuar Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, për qasjen ndaj Kosovës.

Ajo i është drejtuar Borrellit me një shkrim në Twitter, se po do që ta sanksionojë një shtet nga i cili janë rrëmbyer tre policë nga njësitë e Serbisë, por se këtë të fundit e përkëdhel derisa kryen krime jashtë territorit të saj.

Schneeberger ka kërkuar që Borrelli të japë dorëheqje. “Dorëhiqu para se të bësh më shumë dëme. Ti je një rrezik për demokracinë dhe paqen në Evropë. Na duhen njerëz që e mbrojnë demokracinë tonë, jo që forcojnë autokratët. Mirupafshim Josep”, ka shkruar Schneeberger në Twitter.

Tre zyrtarë të Policisë së Kosovës janë rrëmbyer më 14 qershor nga forcat serbe në veri të vendit. Policia e Kosovës e cilësoi këtë si “kidnapim klasik të organizuar” brenda territorit të Kosovës.

Back to top button