Këto janë kriteret e Akademisë Evropiane për zgjedhjen e filmit fitues për çmimet EFA

Sot në ”Bon Bon” ka qenë i ftuar drejtori artistik i DokuFest-it, Veton Nurkollari, i cili ka folur pasi Akademia Evropiane e Filmit e ka përzgjedhur DokuFest-in si një ndër festivalet e filmit nominues për Çmimet e Filmit Evropian dhe atë në dy kategori, të filmit të shkurtër dhe po ashtu filmit dokumentar.
Nurkollari i ka përmendur disa disa kritere që Akademia Evropiane i ka vendosur për zgjedhjen e filmit fitues për çmimet EFA.

Drejtori artistik i DokuFest-it, ka thënë se ky festival për herë të parë do të jetë pjesë e Festivalit të Kanës, teksa ka theksuar se Kosova dhe Franca do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi./21Media
 

Back to top button