Këto janë nominimet për trofeun “Yashin 2021”

 
Trofeu “Yachine” është një çmim që dhurohet nga “France Football” për portierin me paraqitjet më të mira.
Ky çmim është emëruar pas portierit legjendar të Rusisë Lev Yashin, dhe fituesi zgjidhet nga lojtari i fundit që e ka fituar Topin e Artë.
Portieri i fundit i cili e fitoi këtë çmim ishte ai i Liverpoolit Alisson Becker, i cili në vitin 2019 u zgjedh fitues i trofeut Yashin.
Vitin e kaluar ceremonia e ndarjes së këtij çmimi nuk u mbajt për shkak të pandemisë Covid-19, kurse këtë sezon do të mbahet, ku të nominuar janë disa nga emrat më të mëdhenj të portierëve si Ederson i Manchester Cityt, Gianluigi Donnaruma i PSG e Manuel Neuer i Bayern Munich.
Më poshtë mund të gjeni të gjithë të nominuarit për çmimin e trofeut “Yashin” për vitin 2021.
Ederson – Manchester City dhe Kombëtarja e Brazilit
Gianluigi Donnarumma – AC Milan, PSG dhe Kombëtarja e Italisë
Thibaut Courtois – Real Madrid dhe Kombëtarja e Belgjikës
Samir Handanovic – Inter dhe Kombëtarja e Sllovenisë
Emiliano Martinez – Aston Villa dhe Kombëtarja e Argjentinës
Edouard Mendy – Chelsea dhe Kombëtarja e Senegalit
Jan Oblak – Atletico Madrid dhe Kombëtarja e Sllovenisë
Manuel Neuer – Bayern Munich dhe Kombëtarja e Gjermanisë
Keylor Navas – PSG dhe Kombëtarja e Kosta Rikës
Kasper Schmeichel – Leicester City dhe Kombëtarja e Danimarkës.

Back to top button