Kishte fshehur kokainë në trupin e tij, arrestohet nga policia kufitare

Një person i cili në trupin e tij kishte fshehur mbi 700 g kokainë është arrestuar sot nga Policia Kufitare në Vërmicë.
Policia ka njoftuar se bashkëpunimi aktiv profesional i zyrtarëve të Policisë Kufitare, hetuesve të drejtorisë rajonale në Gjakovë dhe zyrtarëve të Doganës së Kosovës ka rezultuar në ndërmarrjen e masave adekuate që kanë rezultuar në një ndalim dhe kontroll efikas të personit të dyshuar me ç’rast gjatë kontrollit në vijën e dytë gjatë kontrollimit të personit të dyshuar ( në trup) në anën e majtë të barkut, saktësisht në brez nën rryp të pantollonave gjetën të futur një qorape ngjyr e zezë, ndërsa në të ishte vendosur një qese plastike e tejdukshme e mbushur me lënde të bardhë të ngurtë që dyshohet si substancë narkotike e llojit Kokainë dhe me disa mbishkrime.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar nga autoritetet kompetente policore për procedura të mëtejme ligjore./21Media

Back to top button