Kishte kërcyer nga kati i katërt në Prishtinë për t’i ikur policisë, ndërron jetë në QKUK

Personi që pati pësuar lëndime të rënda si pasojë e rënies nga lartësia e një ndërtese të enjten në lagjen e Spitalit në Prishtinë, ka vdekur të hënën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Vdekjen e tij për mediat e ka konfirmuar shefi i Klinikës Intensive në QKUK, Shaqir Uka.

“Po, fatkeqësisht pacienti që ju i referoheni nuk ka arritur t’i përballojë lëndimet që i ka pësuar dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë ai.

Back to top button