”Kjo që po ndodh është pranvera demokratike e Shqipërisë”

Meta tha se marrëdhëniet me Greqinë do t’i kenë të shkëlqyera

Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë një takimi elektoral në Gjirokastër, sot deklaroi se kjo që po ndodhë është pranvera demokratike e Shqipërisë.

Duke ripërsëritur se LSI do jetë forcë e parë në këto zgjedhje, ai tha se fuqia e saj qëndron tek respekti, kujdesi dhe tek dashuria për njerëzit, ndërsa fuqia e Rilindjes qëndron vetëm tek arroganca që vjen nga pushteti dhe përbuzja ndaj njerëzve të thjeshtë.

Ish-kryetari i LSI-se u ndal dhe tek marrëdhëniet me fqinjin jugor, Greqinë, të cilat sipas tij, do të jenë të shkëlqyera në 5 vitet e ardhshme.

“Dua t’ju siguroj se marrëdhëniet tona me Greqinë do të jenë të shkëlqyera gjatë 5 viteve të ardhshme dhe me gjithë problemet që kemi, ne do t’i zgjidhim ato me mençuri, bashkëpunim dhe dinjitet, për të dy popujt e vendeve tona”, deklaroi Ilir Meta.

Back to top button