LSDM flet shqip vetëm në fushatë zgjedhore

Arsovski tha se Zaev e ka të vështirë t’i ruajë votat shqiptare

LSDM-ja që u mori partive shqiptare një numër të konsiderueshëm të votave në zgjedhjet e 11 dhjetorit, menjëherë pas zgjedhjeve ndaloi së lëshuari kumtesa në gjuhën shqipe, edhe pse të njëjtën filloi që ta praktikoje gjatë fushatës zgjedhore.

Zoran Zaev u pyet nga TV21 se përse pas zgjedhjeve u ndalën së lëshuari kumtesa në gjuhën shqipe. Ai nuk u përgjigj në këtë pyetje, por vetëm premtoj së do ta rregullojë shumë shpejtë këtë çështje.

Pse nuk lëshoni më kumtesa edhe në gjuhën shqipe edhe në gjuhën maqedonase, ashtu siç bënit para zgjedhjeve?

“Do ta rregullojmë këtë problem shumë shpejt. Shumë shpejt do ta bëjmë”, tha Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së.

Edhe pse kaluan gati një muaj nga dita kur Zaev premtoi se do ta rregullin këtë çështje, në emalin e TV21, ende nuk ka arritur asnjë kumtesë e LSDM-së në gjuhën shqipe. TV21 sot edhe njëherë e pyeti kreun e LSDM-së, se përse ndaloi partia e tij së lëshuari kumtesa në gjuhën shqipe pas zgjedhjeve dhe edhe sa kohë do t’i duhet që ta zbatojë premtimin e dhënë por Zaev nuk u përgjigj, jo të paktën deri në këtë edicion të lajmeve. Analisti Petar Arsovski thotë se LSDM do ta ketë të vështirë që t’i mbajë votuesit shqiptarë, nëse vazhdon të mos i mbaj premtimet e dhëna duke e përmendur edhe lëshimin e kumtesave në gjuhën shqipe.

“Sigurisht që LSDM këtë gjest e ka bërë për të fituar votues shqiptarë. Tani mbetet të shohim se a do të mundet t’i mbajë. Pasi që LSDM ka votues shqiptarë, Zoran Zaev duhet që tu drejtohet në gjuhën shqipe elektoratit shqiptarë. Madje ai i ka pranuar edhe pikat e Deklaratës së përbashkët të shqiptarëve, një arsye më shumë për të shkruar kumtesa edhe në shqip”, tha Petar Arsovski.

Për dallim nga LSDM po vepron qeveria e Republikës së Maqedonisë. Që kur shumica parlamentare e përbërë nga LSDM, BDI, dhe Aleanca për Shqiptarët morën shtetin në dorë, zyra për informim e qeverisë tani po lëshon kumtesa dhe lajmërime edhe në shqip, raporton TV21./21Media

Back to top button