Klinaku i reagon Kurtit: Nuk e kemi ndërmend të ndalemi
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit që t’i marr dosjet në prokurori dhe t’i pastroj listat e veteranëve, pasi që është në pushtet.
Klinaku i ka kërkuar kreut të ekzekutivit që të ketë kujdes dhe të mos e prek ligjin e tyre, sepse do të ketë përplasje dhe se nuk e kanë ndërmend që të ndalen.
Klinaku i ka kërkuar kreut të ekzekutivit që të ketë kujdes dhe të mos e prek ligjin e tyre, sepse do të ketë përplasje dhe se nuk e kanë ndërmend që të ndalen.
“I ke pas “kundërshtuar” e ua ke pas rrëzuar do xhipa, e tash dorëzoju ti medalje EULEX-it. Veç sa i përket veteranëve, shko merri dosjet në prokurori e pastroi listat sepse je pushtet. Por, ke kujdes mos e prek ligjin e tyre, e mos vazhdo me kryeneqësi se veç përplasje ke me pas me ta dhe nuk e kemi ndërmend që të ndalemi, e përgjegjësia do të jetë kryekëput e jotja”, ka shkruar ndër tjera Klinaku në Facebook.
Klinaku këtë reagim e ka bërë pas deklaratës së Kryeministri Albin Kurtit, i cili sot ka thënë se veteranët meritojnë më shumë se sa paga minimale, por sipas tij në mënyrë që të bëhet kjo fillimisht duhet të pastrohen listat./21Media