Klinaku thotë se Fazliu nuk është anëtar i OVL UÇK-së, kërkoi lirimin e tij

 

Ushtruesi i detyrës së OVL UÇK, Faton Klinaku ka reaguar pas arrestimit të mbrëmshëm të Faik Fazliut.

Klinaku përmes një shkrimi ka sqaruar se Fazliu tani nuk është anëtar i kryesisë së OVL UÇK-së. Ai ka publikuar në facebook një video ku shihet arrestimi i Fazliut nga policia.

”Së pari, sqarim për mediat që raportuan se i arrestuari Faik Fazliu është anëtar i kryesisë së OVL UÇK-së, sepse ai ka qenë vite më parë në kryesi dhe ish kryetar por nuk është tani, dhe së dyti në videon që më erdhi, nuk shihet kanosje ndaj zyrtarit policor, por shihet dhunë e ushtruar ndaj një invalidi me shkallë të rëndë nga ana e zyrtarit policor”, ka shkruar Klinaku në facebook.

Ai tutje ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Fazliut.

”Kërkoj lirimin e menjëhershëm të tij dhe rasti të shkoj në procedurë të rregullt, si dhe duhet që të hetohet edhe dhuna e ushtruar nga ana e policisë apo e zyrtarëve policor”, ka shkruar tutje Klinaku./21Media

Back to top button