Kllokoqi: Gastronomët u harruan, u anashkaluan

 

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, është shprehur i pakënaqur me Qeverinë e Kosovës në raport me lehtësimin e masave antiCOVID-19 dhe mos mbajtjen e premtimeve për sektorin e gastronomisë.

Përmes një postimi në Facebook Kllokoqi tha se të gjitha vendet e rajonit janë duke u hapur, me përjashtim të Kosovës. Ai gjithashtu ka thënë se ata nuk iu nënshtruam as Qeverisë së kaluar, ku mbajtën tri protesta, dhe nuk do t’i nënshtrohen as kësaj Qeverie.

Kllokoqi tha se gastronomët janë harruar dhe anashkaluar, teksa përmendi disa pretime të Qeverisë.

“U betuan që në fillim të muajit Maj kanë me na subvencionu për 15 ditet e para të muajit Prill, ndërsa tash jemi me 10maj, GASTRONOMET U HARRUAN
U betuan që nëse ulen rastet orari do të ndryshoj dhe masat do të zbuten, ndersa as në takim nuk na ftuan – GASTRONOM U ANASHKALUAN”, shkroi ndër tjera Kllokoqi në Facebook./21Media 

Back to top button