KMDLNj: Partitë politike të eliminojnë gjuhën e kërcënimit

KMDLNj thërret për një fushatë konstruktive që është parakushti kryesorë të pranohen rezultatet e zgjedhjeve

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut përmes një reagimi ka kërkuar  nga subjektet garuese qoftë koalicione apo parti politike të eliminojnë gjuhën e kërcënimit.

Sipas KMDLNj, zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit 2017 ishin kërkesë konsensuale e opozitës si dhe vullnet i PDK – së si partner koalicioni qeverisës me LDK – në e cila ishte kundër këtyre zgjedhjeve.

“Në fushatën e pashpallur elektorale që ishte në kundërshtim me vendimet e KQZ –së subjektet politike lidhën koalicione parazgjedhore sikur edhe pranuan anëtarë të rinjë, kryesisht nga OJQ –të, mediet dhe fusha akademike.Gjatë fushatës jozyrtare ku pjesëmarrë ishin të gjitha koalicionet dhe partitë politike përveç akuzave të ndërsjella, fyerjeve, kërcënimeve dhe përpjekjes për cënim të personalitetit, pati edhe sulme fizike ndaj anëtarëve të koalicioneve por edhe të partive politike që është e papranueshme për një proces të drejtë zgjedhor, që nga fillimi i fushatës e deri në ditën e votimit. Serbët e Kosovës që nuk pranuan të jenë pjesë e Lista Srpska – mekanizëm parapolitik dhe parashtetrorë i Serbisë në Kosovë iu nënshtruan kërcënimeve nga Beogradi, që nga presidenti Vucic e deri te socialshovenisti Vulin dhe për pasojë u detyruan të largohen nga lista, u hoqën nga lista pa pëlqimin e tyre deri te rrezikimi i jetës siç ishte rasti i fundit i sulmit me armë zjarri ndaj A. Jabllanoviq që deshi të marrë pjesë në zgjedhjet jashtë subjektit politik të Serbisë në Kosovë – Lista Srpska.” thuhet në reagimin e KMDLNj.

KMDLNj i dënon ashpër të gjitha këto veprime që ndikojnë në mbarvajtjen e fushatës dhe ditës së votimit duke kërkuar që të krijohen kushte dhe mundësi të barabarta për të gjithë ata që marrin pjesë në zgjedhje pavarsisht përkatësisë etnike, fetare, gjinore, moshore, statutit shoqëror, bindjeve politike, statusit ekonomik dhe kulturor sepse kjo është e drejtë elementare e njeriut për të zgjedhur apo për t’u zgjedhur si dhe detyrim ligjor i shtetit për të krijuar, ruajtur dhe siguruar kushte për një proces zgjedhor demokratik dhe jodiskriminues.
KMDLNj kërkojnë nga subjektet garuese qoftë koalicione apo parti politike të eliminojnë gjuhën e kërcënimit, urrejtjes dhetë përjashtimit duke demonstruar një kulturë demokratike me ç’ rast do t’i shpalosin programet e tyre ekonomike, sociale, zhvillimore, arsimore, kulturore, politike etj., si ofertë për t’i fituar votat nga elektorati. Çdo veprim tjetër do të degradonte procesin zgjedhor duke e bërë atë jo të besueshëm rezultatet e së cilës do të kundërshtohen e që nënkupton se procesi do të kthehej prapa.
KMDLNj thërret për një fushatë konstruktive që është parakushti kryesorë të pranohen rezultatet e zgjedhjeve, pavarësisht kush do të fitojë, në mënyrë që të krijohet një stabilitet politik dhe një qeverisje të cilën e duan qytetarët e Kosovës dhe për të cilën do të përcaktohen përmes votimit!./21Media

Back to top button