Konferenca e Asociacionit Ndërkombëtar të Bienaleve filloi sot në Prishtinë

Konferenca e Asociacionit Ndërkombëtar të Bienaleve ka filluar sot në Prishtinë si pjesë e Manifesta 14 Prishtina.
Ky Asociacion është shtëpi e bienaleve më të mëdha botërore të cilët mblidhen një herë në vit për të diskutuar çështjet e kontekstit aktual kohor dhe për të rrjetëzuar më shumë profesionistët e fushës së artit.
Tema e kësaj konference dyditore është diskutimi kolektiv mbi modelet e reja të bienaleve në kohë dhe vende në konflikt ose post-konfliktit.
Gjatë adresimit të ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, në ceremoninë hapëse të konferencës, ai u shpreh se Kosova ka çfarë të kontribuojë në këtë diskutim duke marrë parasysh ngritjen e shpejtë artistike të Kosovës si një vend i post-konfliktit.
Ai gjithashtu uroi që e njejta të ndodh së shpejti edhe me Ukrainën dhe i uroi mirëseardhje delegacionit ukrainas në Kosovë./21Media

Back to top button