Konfirmohet data për derbin mes Cityt dhe Liverpoolit

Shorti i raundit të katërt i Carabao Cup ka prodhuar disa përballje tejet interesante, ku njëra nga to do të jetë edhe derbi mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit.
Liverpooli tani e di se kur do t’i rikthehet aksionit pas pushimit të Kupës së Botës, pasi që është konfirmuar data dhe ora për ndeshjen kundër Manchester Cityt në Carabao Cup.
Tani është konfirmuar që përballje mes dy gjigantëve anglezë do të jetë të enjten e 22 dhjetorit, kurse ndeshja në “Etihad” do të fillojë nga ora 21:00.
Kjo do të thotë se Liverpooli do të luajë katër herë brenda 12 ditësh gjatë periudhës festive, me një hapësirë tre-ditore midis ndeshjes së tyre të kthimit dhe ndeshjes së Premier Ligë në Aston Villa në “Boxing Day”.

Back to top button