Policia flet për forcat e shtuara para KQZ-së

 

Zyrtarë të shumtë policorë po qëndrojnë para objektit të  Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Lidhur me këtë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për portalin rtv21.tv tha se është një punë ditore e policisë.

“Punë ditore e policisë, angazhime policore të përshtatura sipas zhvillimeve, ngjarjeve dhe aktualiteteve”, tha Borovci.

Pas pak minutash në orën 17:30 pritet që anëtarët e Komisionit Qendror Zgjedhor të vendosin ose jo për certifikimin e të gjithë kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit./21Media

Back to top button