Koreja e Veriut regjistron mbi një milion raste të reja me Covid-19

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka kritikuar zyrtarët shëndetësorë dhe ka urdhëruar ushtrinë të ndihmojë në shpërndarjen e ilaçeve, pasi një një numër i madh rastesh të reja me koronavirus është shënuar atje.
Më shumë se një milion njerëz janë infektuar tani nga ajo që Pheniani po e quan “ethet”, thanë mediat atje.
Rreth 50 persona kanë vdekur, por është e paqartë se sa prej atyre rasteve të dyshuara rezultuan pozitiv me Covid-19
Koreja e Veriut mund të jetë veçanërisht e ndjeshme ndaj virusit për shkak të mungesës së vaksinimeve dhe një sistemi të dobët të kujdesit shëndetësor. Një bllokim mbarëkombëtar është vendosur në vendin e izoluar.
Media shtetërore njoftuan se Kim kërkoi një takim urgjent të Byrosë Politike në fundjavë, ku ai akuzoi zyrtarët për prishje të shpërndarjes së rezervave kombëtare të mjekësisë.
Ai urdhëroi që “forcat e fuqishme” të trupit mjekësor të ushtrisë të ndërhyjnë për të “stabilizuar menjëherë furnizimin me ilaçe në qytetin e Phenianit”.
Vendi njoftoi rastet e para të konfirmuara me Covid javën e kaluar – megjithëse ekspertët besojnë se virusi mund të qarkullojë për ca kohë./21Media

Back to top button