Kosova e Izraeli nesër nënshkruajnë memorandumin e parë të mirëkuptimit

Kosova dhe Izraeli do të nënshkruajnë memorandumin e parë të mirëkuptimit nesër.
Qendra Përkujtimore Botërore e Holokaustit, Yad Vashem ka njoftuar se ky memorandum do të vendosë lidhjet formale midis Shkollës Ndërkombëtare për Studimet e Holokaustit dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës.

“Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz do të vizitojë Yad Vashem, Qendrën Botërore të Përkujtimit të Holokaustit. Ministrja Gërvalla-Schwarz do të vizitojë Muzeun Historik të Holokaustit, do të marrë pjesë në një ceremoni në Sallën e Kujtesës, do të vizitojë Memorialin e Fëmijëve dhe do të nënshkruajë Librin e të ftuarve Yad Vashem. Gjatë vizitës së saj, Ministrja do të nënshkruajë Memorandumin e parë të Mirëkuptimit që vendos zyrtarisht lidhjet formale ndërmjet Shkollës Ndërkombëtare për Studimet e Holokaustit të Yad Vashem dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë, një vend me shumicë myslimane në Ballkan”, thuhet në njoftimin e kësaj qendre.
Yad Vashem ka një rrjet ndërkombëtar shkollash dhe ofruesish shërbimesh arsimore në gjashtë kontinente.
Back to top button