Kosova U19 mposhti Maqedoninë e Veriut 

Kombëtarja e Kosovës U19, femrat, sot ka mposhtur Maqedoninë e Veriut.
Sot kundër Maqedonisë së Veriut, vajzat ‘Dardane’ kanë shkëlqyer, derisa ngriten në pozitën e gjashtë të Kampionatit Ballkanik, i cili po mbahet në Mioveni të Rumanisë.
‘Dardanet’, siç informoi Federata e Volejbollit të Kosovës, triumfuan me rezultat të pastër, 3-0 (25-21, 25-22, 25-15) në një paraqitje inspiruese.
Kosova tash lufton për pozitën e pestë në ndeshjen kundër Bullgarisë, të dielën, me fillim nga ora 10:00./21Media

Back to top button