KQZ certifikon dy subjektet e para për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për certifikimin e subjekteve të para politike që kanë aplikuar deri më tani për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Subjektet politike të certifikuara nga KQZ-ja janë: Iniciativa Qytetare Bashkë për Istogun certifikohet për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Istog, si dhe  Iniciativa Qytetare Lista Guxo certifikohet për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj./21Media

Back to top button