KQZ-ja kufizon shpenzimet për fushatën zgjedhore për zgjedhjet në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për subjektet politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e KQZ-së që u mbajt online e kryesuar nga kryetari, Kreshnik Radoniqi.
Nëpërmjet këtij vendimi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përcakton kufirin e sipërm të shpenzimeve të fushatës zgjedhore për subjektet politike që do të certifikohen për pjesëmarrje në këto zgjedhje./21Media
 
Back to top button