KQZ-ja pranoi peticionin për shkarkim të kryetarit të Zubin-Potokut
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka pranuar peticionin për shkarkimin e kryetarit të Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri.
Për portalin rtv21.tv këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.
“Mund t’ua konfirmoj se deri më tani kemi pranuar kërkesën me nënshkrime të mbledhura për verifikim nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Zubin-Potokut. KQZ, në përputhje me legjislacionin në fuqi, do të verifikojë listën e nënshkrimeve, pra nëse nënshkruesit janë qytetarë me të drejt vote në komunën përkatëse”, ka thënë Elezi./21Media