Shkarkimi i kyetarëve në veri, Szunyog takohet me kryetarin e KQZ-së

Shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog sot është takuar me kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Szunyog ka njoftuar se temë e diskutimit në takim ishte shkarkimi i kryetarëve në katër komunat në veri.

Szunyog e ka përgëzuar Radoniqin për përgjigjen e shpejt ndaj kërkesave të grupeve nismëtare për peticionet dhe ka treguar se është interesuar për hapat e radhës dhe për përgatitjet e brendshme të KQZ-së nëse kalohet pragu i 20% .

“Diskutuam procesin e tërheqjes së kryetarëve në komunat veriore me kryesuesin e KQZ-së. Ndërsa e përgëzova për përgjigjen e shpejtë ndaj kërkesave të Grupeve Nismëtare, u interesova për hapat e ardhshëm dhe përgatitjet e brendshme të KQZ-së për votën e tërheqjes nëse kalohet pragu i 20%”, ka shkruar Szunyog./21Media

Back to top button