KQZ ndërprenë pushimet, të hënën të gjithë në punë

Halimi në një email që ia ka dërguar drejtorëve të departamenteve, u ka kërkuar që të jenë të gjithë prezent në punë të hënën

Në kohën kur opsioni për zgjedhje të jashtëzakonshme është çdoherë e më i përfolur, Komisioni Qendror Zgjedhor ka vendosur t’i kërkojë të gjithë stafit të vet që të dalin në punë, madje edhe t’i ndërprenë pushimet.

Kryeshefi ekzekutiv i sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi në një email që ia ka dërguar drejtorëve të departamenteve, u ka kërkuar që të jenë të gjithë prezent në punë të hënën dhe të ndërpresin pushimin, ata që janë në pushim deri në një njoftim tjetër.

KQZ deri më tani është shprehur e gatshme për të organizuar zgjedhje të jashtëzakonshme nëse kjo kërkohet.

Back to top button