Ten Hag: Ronaldo nuk dëshironte të ishte pjesë e të ardhmes së re te United

Trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag ka folur për situatën brenda klubit, dhe për çështjen e largimit të Cristiano Ronaldos.
Ten Hag tha se e dëshironte Ronaldon në skuadër, por që superylli portugez dëshironte largimin para intervistës bombastike me Pier Morgan.
“Unë doja që Ronaldo të qëndronte që nga momenti i parë e deri tani. Ai dëshironte largimin, por para intervistës së tij, ai nuk më tha asgjë kurrë. Gjatë verës Cristiano më tha: Unë do të tregoj ty brenda shtatë ditëve nëse un dua të qëndroj. Më pastaj ai erdhi dhe më tha: Unë dua të qëndroj”, tha Ten Hag.
Po ashtu, Ten Hag tha se United po shikon të ndërtojë një të ardhme të re, por që Ronaldo nuk dëshironte të ishte pjesë e saj.
“Ne po shikojmë drejt së ardhmes. Të lëvizim përpara. Ne duam një të ardhme të re për Manchester United dhe Ronaldo nuk dëshironte që të ishte pjesë e saj. Ndjej një lidhje me tifozët. Duam ta vazhdojmë këtë proces sepse ne duam të lidhemi përsëri. Duam të jemi të gjithë së bashku”, tha Ten Hag.
Manchester United dhe Ronaldo arritën marrëveshje për shkëputje të kontratës me efekt të menjëhershëm, pas intervistës bombastike të Cristianos me Piers Morgan.

Back to top button