Krasniqi pyet Kurtin: A e parasheh propozimi evropian njohjen e ndërsjellë?

(Lajm i përditësuar)
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot kërkoi nga kryeministri Albin Kurti të tregojë nëse propozimi evropian e ofron një kornizë kohore se kur ndodh njohja e ndërsjellë në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Në seancën e Kuvendit, ku po diskutohet për procesin e dialogut, ai kërkoi nga Kurti të tregojë nëse ka garancione nga partnerët ndërkombëtar që pesë shtetet mos njohëse të Bashkimit Evropian do ta njohin Kosovën.
“A e ofron propozimi një kornizë kohore të saktë se kur ndodh njohja e ndërsjellë, a e parasheh para së gjithash propozimi evropian njohjen e ndërsjellë, tregona po ose jo, se duke i eskivu nuk po dinë njerëzit a është po apo jo. Pastaj cila është korniza kohore për arritjen ose mos arritjen e marrëveshjes sepse ju thatë që marrëveshja finale planifikohet me u arrit para anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Pastaj a keni garancione nga partnerë ndërkombëtar të Kosovës që pesë shtetet mos njohëse të BE-së do të na njohin nëse arrihet marrëveshja, kjo është shumë me rendësi se me këtë ndërlidhet edhe NATO edhe BE dhe tjera, a parashihet vazhdimi i dialogut në Bruksel edhe pas arritjes së marrëveshjes”, tha ai.
​Akuza e kundërakuza në mes Kurtit dhe deputetit të LDK-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën për dialogun me Serbinë, pati edhe një përplase me deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, të cilit i tha se po e pengonte gjatë fjalimit si i pa pjekur. Kurse, ky i fundit i tha Kurtit se po e humb kontrollin i sarrakuqur vetëm me fjalën dobët.
“Deputeti Gashi se qytetarët e republikës që është shumë vështirë të flasësh prej ndërprerjeve tua, qytetarët nuk e shohin, nuk e dinë se duhet të pres që të ndaleni ju. Për mua është e pabesueshme sa e pafundme është papjekurua juaj, andaj mos më ndërpreni, sa herë e doni fjalën do ta merrni por mos më ndërpreni se qytetarët nuk e dinë pse fjalimi im ka pauza. Fjalimi im ka pauza ndërmjet sepse duhet të qetësohet njëri”, tha ai.
Kurtit iu ka përgjigjur deputeti Gashi, duke thënë se po qorientohet vetëm me fjalën dobët.
“Ajo çka e tronditi kryeministrin dhe e humbi kontrollin ke veç një fjalë, ‘dobët’ kryeministër pra po ta them edhe publikisht atë që ta thash, dhe u zbehem, u sarrakuqe, u çorientove, u çrregullove, e humbe kohën vetëm me një fjalë, dobët kryeministër. Por po harron kryeministër se prej asaj karriges ku jam ulur ti ke qenë prapa ke gjuajt me ve, këtu afër ke gjuajt paraardhësin tënd me sprej në sy, gaz lotsjellës, ke sulmuar fizikisht, me ke gjuajt mua me gaz lotsjellës dhe nuk ka a bërë askush ndonjë tragjedi kaq të madhe, e me u tronditë kaq shumë sa ti prej një fjale të dobët.
Sipas tij, Kurti është treguar i dobët në përfaqësim përballë Serbisë si dhe ndërrim të qëndrimeve.
“Dobët në përfaqësimin tënd përballë Serbisë, dobët për mënyrën sesi ti zotëri qysh i ndërron qëndrimet tua, dobët zotëri për mënyrën si komunikon, dobët zotëri pse nuk vjen me raportu në kuvend, dobët zotëri sepse ti nuk po e përfaqëson dinjitetshëm vendin tënd, dobët zotëri sepse ti e ke kallë këtë kuvend, dobët zotëri sepse ti i ke çuar njerëzit drejt vdekjes, dobët zotëri, shumë dobët”, ka thënë Gashi.

Back to top button