Krasniqi takohet me Ambasadorin e Gjermanisë, flasin për zhvillimet politike në vend

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur në takim sot, ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.
Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, Krasniqi tha se në këtë takim është diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë, bashkëpunimi mes Kosovës dhe Gjermanisë.
“Një takim i hapur dhe miqësor, me diskutime për zhvillimet politike në vend, bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe rolin e rëndësishëm që Berlini ka luajtur gjithmonë në mbështetje të shtetit tonë. Mirë se erdhët në Kosovë, z. Ambasador dhe suksese në misionin tuaj të ri!”, ka shkruar i pari i PDK-së.
Tutje, ai i uroi suksese Rudolph në misionin e ri./21Media