Krerët e Listës Serbe në Batajnicë, Vela: Janë mjet në shërbim të regjimit të Serbisë

Krerët e Listës Serbe janë parë sot të rreshtuar në Batajnicë duke përcjellë një stërvitje të ushtrisë serbe, ku ishin ekspozuar mjete luftarake dhe armatim. E lidhur me këtë ka reaguar Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes së Kosovës.

Ai ka thënë se “Lista Srpska nuk do të jetë kurrë një përfaqësues autentik i serbëve të Kosovës, por më tepër një mjet në shërbim të regjimit të Serbisë”.

“Në vend që të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 prillit dhe të punojnë për mirëqenien e serbëve të Kosovës, ata vendosin të bëjnë një ekskursion dhe të pozojnë si kloun para disa armëve. Patetike!”, ka shkruar Vela në Twitter./21Media

Back to top button