Kreu i FFK-së vizitoi Kampin e DFB-së në Frankfurt 

Presidenti Agim Ademi dhe u.d. sekretari i përgjithshëm Taulant Hodaj po qëndrojnë për vizitë në Gjermani.
Krerët e FFK-së do të marrin pjesë në punimet e Kuvendit Zgjedhor të Federatës Shqiptare të Futbollit të Gjermanisë, ku sot do të zgjidhet kryetari dhe organet e tjera të saj.
Ndërkohë, Ademi dhe Hodaj, të shoqëruar nga kryetari i FSHFGJ-së, Ruzhdi Statovci kanë vizituar kampin stërvitor të DFB-së në Frankfurt, i cili është në ndërtim e sipër dhe e kanë parë nga afër tërë infrastrukturën e këtij kampi modern.
Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit të Kosovës.
DFB si federatë mike në vazhdimësi ka qenë mentore e Kosovës dhe projektet e tilla madhore mund të jenë shembull i mirë për zhvillimin e mëtutjeshëm të futbollit./21Media

Back to top button