Kryeministri bëri homazhe te varri i Fan Nolit dhe te ai i Faik Konicës
Kryeministri Albin Kurti Kurti, së fundmi, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka vendosur lule dhe ka bërë homazhe te varret e dy atdhetarëve, politikanëve e shkrimtarëve shqiptarë, që shënuan shekullin XX, Fan Noli dhe Faik Konica, në Boston të Massachusetssit.
Siç ka informuar Zyra e Kryeministrit, Kurti ka vizituar Katedralen Shën Gjergji, në të cilën ka shërbyer Fan Noli si kryepeshkop dhe bibliotekën ku ruhen librat, dorëshkrimet dhe gjësendet e tjera të tij.
Në katedrale, kryeministri Kurti është takuar me komunitetin shqiptaro-amerikan dhe përfaqësues të shoqatës shqiptare “Vatra”, një ndër themeluesit e së cilës ishte Fan Noli, në nderim të figurës së të cilit ai ka mbajtur një fjalë rasti.
Kryeministri ka thënë se në Katedralen e Shën Gjergjit, Fan Noli kishte mbajtur për herë të parë një meshë në gjuhën shqipe në Boston, mbasi ishte dorëzuar prift në mars të vitit 1908, katër vjet para shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, më 1912.
“Ky fakt na i thotë të gjitha. Ende pa e pasur shtetin, shqiptarët ju patën juve, këtu”, ka thënë kryeministri Kurti.
Sipas tij, organizimi për futjen e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, ku Fan Noli kishte qenë delegat, nuk ka qenë më i lehtë se çfarë është sot vështirësia për ta anëtarësuar Kosovën në Organizatën e Kombeve të Bashkuara./21Media