Kaloni te përmbajtja kryesore

Kryeministri i Japonisë vendosi të japë dorëheqje

 

Kryeministri japonez, Shinzo Abe ka vendosur të japë dorëheqjen për arsye shëndetësore, raportojnë media lokale.

Ai po vuan nga një sëmundje për shumë vite, por gjendja e tij mendohet se është përkeqësuar kohët e fundit, transmeton rtv21.tv.

Transmetuesi publik NHK tha se Abe, 65 vjeç, dëshironte të shmangte shkaktimin e problemeve për qeverinë e tij.

Në fillim të kësaj jave, ai u bë kryeministri i Japonisë i cili ishte në pozitë më së gjati, pasi mori detyrën në vitin 2012.

Në vitin 2007 ai dha dorëheqje nga një mandat i mëparshëm si kryeministër për shkak të sëmundjes./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button