Kuleba: Nuk mund të përsërisim gabimet që çuan në luftëra botërore

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka folur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke bërë thirrje për “veprime të shpejta, konkrete dhe të vendosura”.
Ai ka thënë se janë në një pikë kritike në historinë botërore – dhe veprimet e botës sot do ta përcaktojnë atë për dekadat e ardhshme.
Tutje, Kuleba theksoi se “të gjithë kemi lexuar për gabimet që kanë bërë politikanët në prag të luftërave të tjera botërore” dhe, siç raporton BBC, ai u ka kërkuar vendeve të mos përsërisin gabimet e së kaluarës.
Akuza e Rusisë se Ukraina ka përshkallëzuar situatën është absurde, ka thënë Kuleba, përjcellë rtv21.tv
“Deklaratat e Rusisë janë skandaloze dhe të tmerrshme, dhe shkojnë përtej kërcënimit të Ukrainës”, ka thënë ai.
Ai ka treguar fjalimin e Vladimir Putin në fillim të kësaj jave, kur ka thënë se Ukraina nuk ka të drejtë të ekzistojë.
“Kushdo që mendon se e ekzagjeroj, duhet ta shikojë këtë fjalim të tmerrshëm”, ka shtuar ministri./21Media

Back to top button