Kur bëhen pagesat për punëtorët që e humbën punën në Kosovë?

 

Ekzekuptimi i pagasave për qytetarët që kanë humbur punën si pasojë problemeve ekonomike që ka shkaktuar pandemia në Kosovë, ende nuk janë ekzekutuar.

Lidhur me këtë zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi ka thënë se këto pagesa  prej 300 eurosh varen nga aprovimi i buxhetit për vititn 2021.

“Por disa nene të LRE nuk mund të zbatohen pa kaluar Ligji i buxhetit për vitin 2021 sepse kërkojnë që për implementimin e tyre të ketë ndarje buxhetore, të përcaktohet Institucioni që do të implementoj këto nene, të përcaktohen kriteret dhe mënyra e aplikimit të përfituesve. Kjo nënkupton që pagesat për ata që kanë humbur vendet e punës dhe mbështetja në vazhdim për biznese janë të lidhura me aprovimin e Ligjit të buxhetit për vitin 2021.”, ka sqaruar ndër tjerash Krasniqi.

Ai po ashtu ashtu ka lutur qytetarët dhe bizneset të bëjnë përditësimin e tyre në ATK dhe të mirëmbajnë active llogaritë bankare.

“ta bëjnë këtë, për të mos pasur vonesa në pranimin e mjeteve në momentin e ekzekutimit të pagesave.”, ka thënë Krasniqi/21Media

Back to top button