Për çfarë flet shfaqja “King Lori..”?
Shfaqja “King Lori..” u dha mbrëmë në Teatrin e Gjilanit.
Kjo shfaqje është prodhim i Qendrës Multimedia.
Siç është bërë e ditur përmes njoftimit të Jeton Nezirajt, “King Lori..” është shfaqje mysafire nga Zvicra.
Kjo shfaqje është ndërlidhje fantastike e dy personazheve, këngëtares Loredana Zefi dhe politikanes Ylfete Fanaj. Të dyja nga Lucerni, të dyjat me prapavijë emigrimi.
Por, krijuesit e kësaj shfaqjeje, megjithatë këmbëngulin që këto dy personazhe janë imagjinare. Si në ndonjë përrallë, ose nga Netflixi ose nga Instagrami.
Përmes muzikës dhe debatit, shfaqja ndriçon dinamikat kontraverse të yllit të muzikës, Loredana dhe politikanes së suksesshme, Ylfetes.
Shfaqja luhet në gjermanisht, me titra në gjuhën shqipe.
Ndryshe, kjo shfaqje do të jepet sonte(16 mars) në Teatrin Adriana në Ferizaj dhe më 17 e 18 mars do të jepet në Teatrin Oda në Prishtinë./21Media