Kurti emëron zëvendësministra Stanojeviqin dhe Raduloviqin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot, Nenad Stanojeviq, Zëvendësministër për Ekonomi, si dhe Lazar Raduloviq Zëvendësministër për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Kjo bëhet e ditur përmes një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit.
Kurti i uroi për detyrën dhe përgjegjësitë e reja institucionale në Republikën e Kosovës.
Në takim ishin të pranishëm edhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci si dhe Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq./21Media

Back to top button