Kurti i thotë PO takmit me Vuçiqin: Në fokus do të jetë zbatimi i marrëveshjes bazike

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu e ka konfirmuar se kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë në takimin në a radhës në kuadër të procesit të dialogut në Bruksel.

“Me ftesë të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, Kryeministri i Republikës së Kosovës do të marrë pjesë në takimin e radhës të nivelit të lartë në kuadër të procesit të dialogut, i cili është paraparë për javën tjetër, më 26 qershor. Në fokus kryesor ky takim do të ketë zbatimin e marrëveshjes bazike dhe aneksit të saj, dhe rrugën përpara.”, ka thënë Kryeziu për RTV21.

Takimin e ka konfirmuar të enjten edhe zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano. Ai për RTV21 ka thënë se e takimi do të ndërmjetësohet nga përfaqësuesi i lartë i bllokut për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, dhe i dërguari i posaçëm për dialogun, Mirosllav Lajçak./21Media 

 

Back to top button