Kurti: Kur s’nxjerr kuadro të mira arsimore, nxjerr analfabetë funksionalë e punëtorë krahu në Gjermani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kritikoi mësimdhënësit duke u thënë se duke menduar vetëm për paga e duke nxjerrë analfabetë funksional njerëzit po përfundojnë vetëm në asistencë sociale.
Ai këto deklarata i bëri në një konferencë për media ku prezantoi pakon pkon për përballje me inflacion.
“Të krijosh ditë pa punë për mësimdhënësit dhe ditë pa mësim për fëmijët është përgjegjësi tejet e madhe. Nuk është veç politike e shoqërore, është historike, sepse pikërisht duke nxjerrë analfabetë funksionalë e duke menduar veç për paga po përfundojnë njerëzit veç për asistencë sociale. Kjo reflektohet automatikisht në zhvillim ekonomik mandej. Kur ti nuk nxjerr kuadro të mira arsimore, atëherë prodhon ose njerëz për asistencë ose punëtorë krahu në Gjermani. Ne duhet ta rregullojmë sistemin arsimor”, tha Kurti./21Media

|m1\-w|m3ga|m5

Back to top button