​Kurti në Drenas takoi dy shokë të tij të burgut

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot në Drenas, takoi dy shokë të tij të burgut, Milazim Mustafën dhe Elmi Gjylanin.

Ai thotë se me të dytë, për të parën herë ishin takuar në burgjet e Pozharevcit e Nishit, në vitin 1999.

”Në Drenas, takova sot dy shokët e mi të burgut, Milazim Mustafën dhe Elmi Gjylanin, ish të burgosur politik. Për të parën herë ishim takuar në burgjet e Pozharevcit e Nishit, në vitin 1999. Këtë herë, me ta ishin bijtë e tyre, të rritur. Në kohën e vuajtjes së dënimit, Asdren Mustafa ishte 3 vjeçar, ndërsa Altin Gjylani ishte foshnje, vetëm disa muajshe. Milazimi ishte burgosur së bashku me dy vëllëzërit e tij, Halilin dhe Përparimin. Kujtuam bashkë vëllaun e vogël të tij, Përparimin, i cili ka ndërruar jetë më 5 shkurt të këtij viti, pas një infarkti. Ai ishte idealist e punëtor, ish i burgosur politik, që pas luftës, për 22 vite kishte punuar si vozitës i furgonit”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti ka thënë se në sytë e Milazimit e Elmisë rrëzëllen dashuria për Kosovën, e në fjalët e tyre nuk dëgjohet tjetër veçse urata për kombin.“Kështu i mbajë mend në burg, si motivues e shokë që të qëndrojnë pranë, kështu janë po edhe sot”.

Back to top button