Kurti: Paga minimale do të ngritet në 250 euro

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se një ndër prioritetet e tij dhe Qeverisë që drejton mbetet punësimi i të rinjve, grave dhe i komuniteteve joshumicë. Po ashtu Kurti ka thënë se pagën minimale do ta ngrisin në 250 euro.
Ai ka potencuar se për të zbatuar në përpikëri ligjin që u jep të drejtën e plotë punëtorëve, do të pesëfishojnë numrin e inspektorëve.
“Prioritet për ne është punësimi i grave i të rinjve dhe i komuniteteve jo shumicë. Jemi duke punuar me amendamentin e ligjit të punës dhe do të zbatojmë në mënyrë rigoroze. Kjo do të thotë se çdo vend punë duhet të jetë me kontratë, kontributi pensional të paguara dhe jo të ketë më shumë se 40 orë pune të rregullt në javë. Do ta pesëfishojmë numrin e inspektorëve që të kemi siguri në punë dhe të sigurohemi për korrektimin e padrejtësive që mund tu bëhen punëtorëve në vendin e tyre të punës. Pagën minimale do ta rrisim në fillim për 250 euro, do ta përjashtojmë nga tatimi të ardhurat personale dhe do ta rishikojmë vazhdimisht në mënyrë që të reflektojë ngritjen e të ardhurave kombëtare në vend. Si Qeveri kemi dizajnuar masa specifike që nxisin formalizmin siç është masa 1.2 e pakos së ringjalljes ekonomike e cila mbulon kontributet pensonale të secilit punëtorë të formalizuar për një vit të plotë dhe mbështet me tre muaj me 50 euro secilin punëtorë që ka kontratë”, këto komente kryeministri Kurti i bëri në Kongresin Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës./21Media
 

Back to top button