Kurti për mediumin francez: Shumë optimist se këtë vit mund të arrihet marrëveshja me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është “shumë optimist” se marrëveshja finale me Serbinë do të mund të arrihet këtë vit.
Kurti tha se është optimist për marrëveshjen, mirëpo përmendi edhe dy gjëra të tjera që duhet t’i kontribuojnë këtij procesi.
“Mendoj se takimi i ardhshëm [në Bruksel] do të shpërfaq se sa mund të shpresojmë këtë vit. Unë jam optimist, jam shumë optimist se mund të arrihet një marrëveshje këtë vit. Kemi nevojë për përfshirje të madhe të komunitetit ndërkombëtar por në të njëjtën kohë Beogradi zyrtar duhet ta distancojë vetën si nga e kaluara, përkatësisht Millosheviqi, dhe nga e tashmja, përkatësisht presidenti despotik Putin”, deklaroi Kurti në një intervistë për mediumin francez, “France 24”, të cilën e realizoi gjatë pjesëmarrjes së tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka thirrur takimin në nivel të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel për datën 27 shkurt.

Back to top button