Osmani: Kosova nuk ka pasur partner më të fuqishëm se sa SHBA-të

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken ka thënë se qëndrimi amerikan sa i përket dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel është që ky proces të përfundojë me njohje reciproke.
“Kosova nuk ka pasur partner më të fuqishëm se sa SHBA. Pa përkrahjen e SHBA-së nuk kemi mund të kemi sukses në organizatat ndërkombëtare. Kemi biseduar për mënyrën se si Kosova fuqizohet në arenën ndërkombëtare. Diskutuam se sa e rëndësishme është që Kosova të jetë në NATO. Diskutuam edhe për rolin konstruktiv që Kosova po luan në dialogun me Serbinë. SHBA si partner që mbështesin pavarësinë dhe integritetin territorial gjithmonë, kanë qenë të zëshëm në këtë drejtim. Sikurse Biden, edhe Blinken kanë qenë të qartë që procesi i dialogut të përqendrohet në njohje reciproke”, ka thënë Osmani.
Ndryshe, takimi ndërmjet sekretarit amerikan Antony Blinken me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti është i pari i këtij formati në Departamentin e Shtetit./21Media

Back to top button