Kurti: Qytetarët ta shfrytëzojnë periudhën për konvertimin e targave

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk do të shfuqizojnë vendimin për reciprocitet për dokumente deri në momentin kur të njoftohet zyrtarisht nga policia, se pala serbe nuk lëshon dokumente shtesë për qytetarët kosovarë.
Pasi përfundimit të takimit me dy prej liderëve të opozitës, Kurti u shpreh i vendosur për zbatimin edhe të vendimit për targat ilegale.
Ai tha se takimi me krerët e opozitës ishte interes i tij në mënyrë që sa më shumë t’i njoftojë ata në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi.
“Në kuvend kemi pauzë, kemi pushim deri kah mesi i shtatorit andaj kjo është arsyeja pse e konsideruam që është e rëndësishme një takim i këtillë, kur është arritur dakordimi që as në anën e Kosovës të mos ketë aso dokumente të hyrje/daljeve. Unë besoj se informacion që është i rëndësishëm s’ka që është mbajtur prej nesh dhe krejt cka është relevante tashmë është ndarë me ta. Nëse kanë pasur informacion tjetër relevant që ua kanë dhënë ndërkombëtarët mbase do të duhej ata të tregonin, por sa i përket cështjeve kryesore për temat dhe diskutimin si ka shkuar absolutisht s’janë të painformuar. Fushata për targat do të vazhdojë dhe qytetarët ta shfrytëzojnë periudhën për konvertimin e targave. Është gatishmëri dhe interes i imi që t’i informoj për dialogun edhe partitë të cilat nuk janë në qeveri. Në Kuvendin e Kosovës tash kemi një pauzë dhe kjo është arsyeja që konsideruam që është e një rëndësie të veçantë që ta zhvillojmë këtë takim. Unë besoj që informacion që është i rëndësishëm nuk ka që është mbajtur prej nesh. Gjithçka që është relevante e kemi ndarë me ta. Nëse kanë pasur informacione tjera relevante që ua kanë dhënë ndërmjetësit, atëherë ata duhet të tregojnë se cilat janë ato informacione”, tha Kurti./21Media

Back to top button