Kurti takohet me homologun britanik, publikon pamje

Gjatë pjesëmarrjes në samitin vjetor për investime në Ballkanin Perëndimore, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me homologun e tij britanik, Boris Johnson.
Përmes një postimi në ”Twitter”, Kurti ka theksuar se ishte kënaqësi ta takonte kryeministrin britanik, Borisin Johnson.
”Ballkani Perëndimor është i domosdoshëm për sigurinë e Evropës dhe ky tashmë është një besim i përbashkët në shumë kryeqytete evropiane. Kënaqësi e vërtetë të takoj Kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson, Sekteraten e Jashtme britanike, Liz Truss dhe Ministrin për Evropën, James Cleverly në një pritje për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor ku diskutuam mbi mundësitë e investimeve”, ka shkruar Kurti./21Media



Back to top button